Rreziku nga virusi nga Kina, ministrja Manastirliu zbulon masat që janë marrë për t’u mbrojtur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar opinionin publik se Shqipëria është një vend që ka një rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi që është përhapur nga Kina.

Ndërkaq, në zbatim të rekomandimeve të OBSH-së, Ogerta Manstirliu, ministrja e Shëndetësisë, ka nxjerrë një urdhër për t’u marrë masat paraprake për mbrojtjen nga depërtimi i virusit.

Sipas OBSH, jemi në kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.

Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto