Flower
Flower

Rrëmbeu dhe mbajti peng për 6 muaj vajzën e mitur, arrestohet 40 vjeçari nga Fieri

Duket se tmerri ka marrë fund për vajzën 17 vjeçare nga Fieri, e cila u rrëmbye 6 muaj më parë nga një 40 vjeçar që ishte i fiksuar pas saj.

Shpëtim Muharremi nga fshati Levan i Fierit, rrëmbeu në dhjetor të vitit të kaluar adoleshenten, emri i së cilës nuk është bërë i ditur dhe e ka mbajtur peng atë për 6 muaj rresht.

Sipas policisë, vajza nuk është gjendur akoma, ndërkohë që pritet të zbardhet plotësisht ngjarja tronditëse.

Prindërit e adoleshentes e denoncuan zhdukjen e saj më 7 dhjetor të 2017, duke e akuzuar Muharremin si personin që e kishte rrëmbyer.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto