“Rrallë gjen djalë si ai”, i prekur nga ngjarja, babai i 26 vjeçarit bën rrëfimin përlotës

Indrit Çelaj është 26 vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Tiranë pasi mori një plumb në kokë si pasojë e një konflikti me djemtë e pronarit të vilës ku kishte shkuar për të punuar.

Ditën e sotme, ka reaguar i ati i viktimës, Baftjar Çelaj, i cili ka thënë se kur lajmin e vdekjes së të birit e mori vesh nga mediat.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë ne 11 paradite une e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët.

Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua”, tha babai i viktimës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto