Rrahu mjekun në QSUT, procedohet penalisht i afërmi i pacientit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtetasin A.M, banues në Tiranë, pasi ai ka goditur me grusht mjekun e Urgjencës në Spitalin Infektiv, me inicialet G.S

45 vjeçari i arrestuar ka qenë i afërmi i një pacienti dhe e ka dhunuar mjekun për shkak të detyrës, ndërsa më pas është larguar nga spitali.

Ai akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje pë shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto