Raporti i OBSH: Shtohen në Shqipëri rastet e prekjes nga turbekulozi, ja sa kanë arritur

58 milion janë jetët e shpëtuara midis viteve 2000 dhe 2018 nga përpjekjet globale për t’i dhënë fund sëmundjes së turbekulozit. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, 10 milion raste janë shtuar me këtë sëmundje vetëm vitin e shkuar, ndërsa humbën jetën  484 mijë njerëz përgjatë 2018. Ndërsa theksohet se përdorimi i drogave dhe infektimi me HIV është shtuar në mesin e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje, gjithashtu OBSH thekson se ndonëse janë zhvilluar kura, mijëra njerëz vdesin çdo vit kudo në botë.

Sa i përket të dhënave të përditësuara për vitin 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit të shkuar ishte plot 440.

Të dhënat tregojnë sakaq se 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra. Gjithashtu, raporti tregon se, në fund të këtij viti, për Shqipërinë do të merren evidenca të reja.

Raporti Global përfshin tendencat në incidencën e TB dhe vdekshmërinë, të dhëna për zbulimin e rasteve dhe rezultatet e trajtimit për TB, TB me rezistencë ndaj multidrugëve (MDR-TB), TB / HIV, parandalimin e TB, mbulimin universal të shëndetit si dhe financimin. Ajo paraqet përparim drejt synimeve të përcaktuara në takimin e parë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të nivelit të lartë mbi TB në vitin 2018, që mblodhi krerët e shteteve, si dhe objektivat e Strategjisë së TBB-së Fundi të OBSH-së dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Burimi: Monitor.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto