Flower
Flower

Video/ “Rama ik”, tensionohet situata në Lezhë, policët të arm.atosur përpiqen të largojnë banorët nga rruga

Bllokimi i një pjese të rrugës në Lezhë, ku pritet të kalojë eskorta e Ramës për një aktivitet të planifikuar në Pukë, është shoqëruar me tensione midis banorëve dhe policisë.

Protestuesit kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe në kor thërrasin “Rama ik”, duke thënë se nuk do të largohen nga rruga.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së qarkut, Ferninand Mara, ndërsa në fotot më poshtë të siguruara nga “News 24”, mund të shihet policët që janë të armatosur dhe i bëjnë thirrje protestuesve me megafon se bllokimi i rrugës përbën vepër penale, por ata ia kthëjnë se ‘vepër penale është qeveria e korruptuar’.

Ju mund të pëlqeni dhe këto