Del fotoja/ Me ar.mët në duar, Dritani dhe Bledari pozojnë para kamerave

Mesa duket Dritan Haxholli dhe Bledar Toçi njiheshin para krimit të rëndë që tronditi Kavajën të enjten, ku mbeti viktimë Haxholli.

Në një foto të publikuar nga “JOQ Albania”, shihet Dritani dhe Bledari duke pozuar para kamerës. Në duar ata mbajnë armët.

Haxholli mban automatikun, ndërsa Toçi armën e shërbimit me të cilën i mori jetën Haxhollit. Ende nuk dihet raporti që ata të dy kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, Dritani ka qenë një person në kërkim nga policia e Kavajës, por ai lëvizte lirshëm nëpër qytet dhe thuhej se kishte miqësi me disa policë në atë qytet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto