“Qëndroni 15 ditë me tub në mushkëri duke parë faqen e murit”, letra e fortë e të infektuarës me koronavirus

Një letër e fortë është shkruar nga një qytetare e prekur nga koronavirus, që ndodhet në trajtim intensiv në spital.

Në këtë letër, ajo ka treguar se qëndroi për 15 ditë me tub deri në mushkëri, e paralizuar në krevat, me temperaturë, pneumoni dhe duke parë 24 orë faqen e murit përballë.

“Nuk mund të qëndroj në shtëpi për 15 ditë…
Mos u shqetësoni, do t’ju fusin një tub si ato që ujiten lulet në gojë deri tek mushkëritë, e do qëndroni kështu për të paktën 15 ditë, të paralizuar në krevat, me pak anestezi, me pulmonit e me temperaturën 39…Maksimumi do të keni mundësi të shikoni faqen e murit përballë për 15/20 ditë, pastaj do t’ju bëjnë shumë gjilpëra, injeksione e serume, e do t’ju masin, tensionin e temperaturën, do ta bëni jashtëqitjen aty në shtrat ose nëse jeni me fat në një enë, do t’ju fusin një katetër (tub urine) e do urinoni nga aty. Kur të dilni prej spitalit, natyrisht do të duhet të merrni ilaçe. Për shumë kohë do të vuani nga inflamacionet dhe myku candida nëse gjithçka shkon si duhet, nëse jo do të merrni ndonjë bakter të pakurueshëm, po çfarë ju intereson, jeni 20 vjeç keni gjithë jetën para për t’u shëruar…
Shëtitje të këndshme!”

Burimi: Joq

Ju mund të pëlqeni dhe këto