Publikohen pamjet nga arrestimi i 21 shqiptarëve në operacionin anti- lëndë ilegale

Operacioni i madh anti-kanabis, që u shtri në Shqipëri e Itali me emrin e koduar “Lulet e Pranverës”, ka sjellë goditjen e 4 grupeve kriminale dhe 27 persona të arrestuar.

Mediat italiane raportuan se në mesin e të arrestuarve, 21 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë italianë. Grupet kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtaritë e tyre të trafiklimit shtriheshin në qytetet si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

Hetimet kanë zgjatur për më shumë se dy vite, ndërsa media italiane ka publikuar edhe pamjet nga operacioni, siç mund t’i shihni më poshtë:

Ju mund të pëlqeni dhe këto