Publikohen fotot/ Momenti emocionues kur Alvin Berisha takon babain dhe motrat në Romë

11 vjeçari Alvin Berisha ka mbërritur në Romë, Itali, pas disa viteve terror në kampin Al-Hol në Siri. Ai ka mundur të takohet me babain dhe motrat e tij.

Alvini ka mbërritur pas orës 7:00 në aeroportin e Romës nga Bejruti. Në këtë takim nuk kanë munguar lotët dhe përqafimet për të vëllain nga motrat dhe babai i tij.

Në këto foto është kapur dhe Alvin Berisha teksa buzëqesh pranë familjarëve të tij. Shteti italian po vazhdon me procedurat për t’i besuar fëmijën babait të tij, Afrimit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto