Flower
Flower

Policia italiane prangos çiftin shqiptar: E kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator përpunimi…

Së fundmi, mediat italiane kanë bërë të ditur se një çift shqiptarësh janë arrestuar pasi e kishin kthyer bodrumin e shtëpisë së tyre në një laborator përpunimi droge.

Sipas mediave italiane, burri dhe gruaja nga Shqipëria janë arrestuar në zonën e Padernos nga kontrollet e shumta që policia ushtroi në këtë zonë.

Si rezultat, në bodrumin e shqiptarëve u sekuestruan 40 gram kokainë, e cila dyshohet se ndahej në doza të vogla dhe më pas dilte në treg. Po ashtu, është gjetur një shumë prej 4.900 euro në bodrum.

Ju mund të pëlqeni dhe këto