Flower
Flower

Skandali/Polici nga Malësia e Madhe ngacmon se*sualisht 15 vjeçaren, prindërit: “I kishte dërguar video të…”

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Malësinë e Madhe, ku një zyrtar lokal i policisë, ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare.

Raportohet se polici në fjalë është Berhan Bajrakurti, i cili punon si specialist i policimit me komunitet në Gruemirë, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe.

Ky rast është denoncuar nga familjarët e të miturës, të cilët kanë parë videot në telefonin e saj që inspektori i policisë i kishte dërguar asaj.

Polici

Pasi kanë shkuar në komisariatin e policisë për ta denoncuar, prindërit kanë treguar se nuk janë pritur nga askush dhe më pas e kanë bërë këtë rast publik në media.

Fill pas denoncimit, policia ka arrestuar efektivin e policisë, ndërsa ky rast vjen vetëm pas disa ditësh nga zbulimi i abuzimit të 13 vjeçares në Kavajë nga shokët e klasës dhe rastit të 16 vjeçares në Drenas që u përdhunua nga mësuesi dhe polici.

Ju mund të pëlqeni dhe këto