Flower
Flower

Policët serbë e morën me forcë dhe e p*rdh*nuan në sy të të atit, vajza kosovare: “Babai pësoi atak…”

Lufta e Kosovës ka lënë shumë plagë tek disa persona, të cilat ndoshta nuk do të mbyllen kurrë. Së fundmi, një vajzë ka bërë një rrëfim shumë të dhimbshëm gjatë konferencës “Dhënia e zërit këtyre të mbijetuarve”, që u mbajt dje në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Vajza ka treguar se si në mars të 1999, disa policë serbë hynë në shtëpinë e saj në Gjakovë dhe e përdhunuan në prani të prindërve të saj. Nga presioni i këtij akti, babait të vajzës i ra atak në zemër për shkak se u detyrua të shikonte të bijën teksa përdhunohej.

Në rrëfimin e saj, gruaja e cila nuk është identifikuar, u shpreh se kjo plagë dhëmb më shumë kur e di që këta persona që kanë kryer vepra të tilla, janë të lirë dhe askush nuk po paguan për këto krime.

Ju mund të pëlqeni dhe këto