Pogradec/Përplaset nga makina me vajzën 5 vjeçare ndër duar, nëna e 3 fëmijëve ndërron jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku një grua 45 vjeçare është përplasur keq nga një makinë.

Sipas policisë, shtetësja me inicialet A.J ka zbritur nga furgoni dhe mbante për dore vajzën e saj 5 vjeçare, kur në ato momente është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi A.B.

Sipas ‘Opinion.al ‘ajo quhet Armanda Jaçellari dhe është dërguar me urgjencë në spital mirëpo ka ndërruar jetë, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ajo ishte nënë e 3 fëmijëve dhe aksidenti që i mori jetën ka ndodhur shumë pranë shtëpisë së saj. Ndërkohë vajza 5-vjeçarja nuk ka marrë lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto