“Po na presin javë të vështira”, epidemiologu lëshon alarmin mbi situatën në vend, kërkon mbylljen

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se masat anti-Covid duhet të ashpërsohen sepse situata epidemiologjike në vend është shumë e rëndë.

Në një deklaratë për “Euronews Albania”, Alimehmeti tha se duhen mbyllur sektorët që kanë probleme brenda 4-5 javëve që vijnë për shkak se na presin javë të vështira.

Lidhur me 18 vjeçarin që vdiq tek spitali “Shefqet Ndroqi”, mjeku u shpreh se ka raste të tilla tragjike dhe në vende të BE-së. “Mund të shohim që ka raste goxha, po të shikojmë vendet e BE-së. Të rijnë përgjithësisht nuk kanë simptoma dhe nuk para vijnë tek mjeku për test”, u shpreh ai.

Mjeku sqaroi se në Shqipëri nuk është tendenca për të indentifikuar të rinj që janë të infektuar. “Ne kemi tendencën që të mos t’i gjejmë. Për moshën 0 deri në 20-vjeç ne kemi vetëm 6% të raste të identifikuara në total. Ndërkohë, Italia që ka një moshë mesatare shumë më të lartë se ne, ka 12.3% të infektuarve në këtë moshë. Pra jemi ne që nuk i gjejmë rastet, jo se ka ndonjë gjë të çuditshme”, u shpreh mjeku.

Ilir Alimehmeti
Ju mund të pëlqeni dhe këto