Përfitonin 4 mijë euro brenda një dite, përfundojnë në pranga të rinjtë shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar pesë shqiptarë ditën e sotme në Rimini, të cilët akuzohen se kanë mbajtur dhe kanë shitur lëndë narkotike.

Të rinjtë shqiptarë të moshave 18-28 vjeç, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin, shisnin kokainë në doza të vogla nëpër stacionet e autobusëve, duke përfituar 4 mijë euro në ditë.

Pasi i arrestuan, autoritetet kontrolluan rezidencën e tyre, ku gjetën thika, telefona dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Ndërkaq, është bërë e ditur se pasi i fitonin paratë nga droga, shqiptarët i investonin këto lekë në Shqipëri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto