Përbën rrezik larja në det? Mjeku Pipero: “Uji i detit ndikon pozitivisht”

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar së fundmi se rëra dhe uji i detit luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin, duke dalë kështu kundër vendimit për të moslejuar larjen në det.

“Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin”, shpjegoi Pipero në emisionin “Open”.

Megjithatë, mjeku ka thënë se s’mund të ketë shkuma party apo grumbullime të rinjsh në lokale.  “Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma party-t, nuk do i këshilloja”, u shpreh Pipero.

Ju mund të pëlqeni dhe këto