Për një martesë 10 mijë euro/ Zbulohet skema e mashtrimit të dy shqiptarëve për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Frankfurtit ka gjykuar rastin e dy shqiptarëve dhe një rumuneje që akuzohen  për falsifikim dokumentesh. Mehmet G. 58 vjeç dhe djali i tij, Visari, 34 vjeç, akuzohen se bashkë me gruan Nadia, 42 vjeçe, kishin nisur falsifikimin e dokumentave që në 2016.

Ata përdornin gra nga Rumania dhe Bullgaria që ishin të interesuara për martesë, duke i martuar me kosovarë, me të cilët nuk njiheshin.

Shqiptarët i pajisnin gratë me kontrata të falsifikuara të qirasë dhe të punës dhe më vonë i shoqëronin të porsamartuarit në takimet me autoritetet shtetërore.

Në momentin kur burrat nga Kosova i kishin në duar letrat e nevojshme për qëndrim të paktën 5 vjeçar në Gjermani, zonjat ktheheshin në vendin e tyre. Ndërkohë, nëse të akuzuar pranojë akuzat, atëherë 58-vjeçari mund të dënohet me 3 vite burg, djali me 1 vit e gjysmë, ndërsa gruaja mund të shpëtojë në liri me kusht.

Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht. Mësohet se shuma që merrte Mehmet G., për çdo martesë ishte mbi 10.000 euro.

Ju mund të pëlqeni dhe këto