Pedagogu shqiptar kapet duke shkuar me studenten në motel, ai bën deklaratën e papritur

Ka bërë bujë lajmi se një pedagog i degës së Ekonomisë në Universitetin e Pejës, është kapur duke shkuar me një studente në motel.

Si pasojë, Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës, ka pezulluar nga detyra pedagogun me inicialet I.K, ndërsa ai ka thënë se ka shkuar me studenten në motel vetëm për të pirë një kafe.

“Kam shkuar për të pirë vetëm kafe. Ky është një kurth, duan të më eleminojnë”, është shprehur pedagogu.

Ky vendim është dhënë që në tetor të 2018-ës, por vetëm së fundmi është legjitimuar nga policia e Kosovës, ku masa për pezullimin e tij është konfirmuar nga rektori Fadil Millaku.

Ndërkohë, Prokuroria e Pejës ka ngritur një hetim të posaçëm për këtë ngjarje dhe do të marri edhe dëshminë e studentes në fjalë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto