Flower
Flower

Pasi i mori  jetën vajzës dhe trupin e fshehu në kopsht, babai shqiptar rrihet brutalisht nga të burgosurit brenda qelisë

Aleko Petro është babai që vrau në mënyrë makabre vajzën e tij 29 vjeçare, Anxhelina Petron dhe më pas trupin e saj e varrosi në oborrin e shtëpisë.

Pasi ka pranuar krimin e tij, shqiptari është vendosur pas hekurave. Mirëpo, mediat greke raportojnë se 52 vjeçari, emri i vërtetë i së cilit ka qenë Bardhyl Guri, është dhunuar keq në qelinë e burgut.

Këtë lajm e ka dhënë avokati i Petros, ku raportohet se ai është rrahur brutalisht nga të burgosurit dhe është dërguar në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Aleko Petro ndodhet në burgun e Koridhalos, ku po qëndron gjatë gjykimit të tij për vrasjen e së bijës, të cilën e pranoi ditën që u arrestua.

Ju mund të pëlqeni dhe këto