Pasi i mori jetën 18 vjeçarit nga Leskoviku në Greqi, shoku i tij shqiptar bën rrëfimin rrënqethës

Dy netë më parë, Mario Isaj, 18 vjeç nga Leskoviku, u gjet i vrarë teksa po shkonte në shtëpinë e tij në Kavalla, Greqi.

Më vonë, miku i tij, një shtetas shqiptar, ka pranuar krimin e rëndë në polici dhe është shprehur se situata kishte degjeneruar pas një sherri.

Në dëshminë e tij, ai është shprehur se ndodhej në një kafene me 18 vjeçarin kur filluan të debatonin për disa kartmonedha që iu gjetën viktimës në dorë teksa shtrihej i vdekur në rrugë.

Autori ka deklaruar se ai thjesht donte ta trembte viktimën, por e ka qëlluar gabimisht. Ndërkaq, ekspertiza mjeko-ligjore tregon se Isaj është qëlluar me një plumb në kraharor që i ka prekur mushkëritë.

18-vjeçari shqiptar aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala, ndërsa ishte rritur në këtë qytet ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur universitetin.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje.

Funerali i 18-vjeçarit do të mbahet të premten, ku pritet të mbërrijnë edhe të afërmit e tij nga Shqipëria.

Ju mund të pëlqeni dhe këto