Pas 40 ditësh në terapi intensive, dy binjakët shqiptarë ia dalin ta fitojnë betejën me jetën

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu ka bërë të ditur se binjakët Sibel dhe Saraj kanë arritur ta sfidojnë koronavirusin pas 40 ditësh në terapi intensive.

“Jeta triumfon në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj e kanë fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali”, ka shkruar ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto