Pa ujë, pa nuse e në kushte ekstreme mbijetese, ky është fshati në Shqipëri që ka ngelur në periudhën e Mesjetës

Vetëm tetë kilometra larg autostradës Rrogozhinë – Kavajë, ndodhet fshati Mushnik. Rreth 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte të tmerrshme mbijetese.

“Top Channel” raporton se banorët e fshatit e kanë të pamundur të gjejnë punë. Fillimisht se mjetet bujqësore kërkojnë shumë para si pasojë e rrugës së shkatërruar. Dhe së dyti, nuk mund të punojnë tek të tjerët pasi i duhet të përshkruajnë një rrugë të vështirë prej 5 km.

Edhe këtu në Mushnik, fajësojnë mjerimin për beqarinë. Asnjë nuse nuk vjen në fshat, thonë ata, ndaj sot ka edhe 50-vjeçarë pa familje.

Jeta bëhet edhe më e vështirë në kohë shiu, kur uji nga kodrat përreth mblidhet në fshat, apo kur të sëmurët duhet t’i transportojnë deri në rrugën e makinës më këmbë ose me mushka.

Burimi: Top Channel

Ju mund të pëlqeni dhe këto