Flower
Flower

OKB: “Na duhen më shumë femra në shkencë, do zgjidhnin problemet më të mëdha në botë”

Në një komunikatë të publikuar së fundmi, Organizata e Kombeve të Bashkuara, shprehet se prania e sa më shumë grave në shkencë do të zgjidhte problemet më të mëdha në botë.

Duke u fokusuar tek edukimi shkencor që ndryshon botën, OKB ka publikuar disa të dhëna nga UNESCO që tregojnë se 90% e vendeve të ardhshme të punës, do të kërkojnë një aftësi njohurie teknologjike të informacionit dhe komunikimit, duke përfshirë analizë së të dhënave, zhvillim të një software dhe vizualizim të të dhënave.

Ndonëse kërkohen më shumë femra në shkencë, deri më tani më pak se një e treta e femrave kanë zgjedhur në arsim të lartë, lëndë shkollore STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë).

OKB-ja bën të ditur se nën 3 për qind e femrave zgjedhin lëndët e informatikës dhe teknologjisë së komunikimit (TIK).

Duke iu referuar raportit Hendeku Global Gjinor, i përpiluar nga Forumi Botëror Ekonomik, OKB thotë se vetëm 22 për qind e profesionistëve të inteligjencës artificiale në nivel botëror janë femra.

Ju mund të pëlqeni dhe këto