“O mjeshtra, hidhini një grusht asfalti kësaj gropës”, Florian Binaj ironizon ministrat pas fotos nga restoranti luksoz

Aktori i njohur shqiptar, Florian Binaj, ka kritikuar ministrat shqiptarë, pasi atyre iu publikua videoja ku shiheshin duke darkuar në një restorant luksoz në Dubai.

Në një postim në Instagram, Binaj tregon aksidentin me makinë që ka pësuar në hyrje të Kavajës për shkak të një grope problematike për shoferët.

Binaj tregon se ka qenë në makinë së bashku me fëmijët e tij, ndërsa me doza të forta ironie thotë se faturën për rregullimin e rrugës duhet ti’a çojnë Nusretit.

“O mjeshtra! Kur të vuni nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës në hyrje të Kavajës, se për 15 minuta u bëmë 2 makina me fëmijë brenda që na u dëmtuan gomat dhe disqet. Mos e vrisni mendjen për faturën, çojani Nusretit! Kujdes shoferët që kalojnë këtu”, shkruan Binaj në postimin e tij, ku ka publikuar dhe një foto të rrugës së dëmtuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto