Nxorri zbuluar dy vëllezërit që i morën jetën 26 vjeçarit, Gjykata merr vendimin për shokun e tyre

Lorenc Veliaj është shtetasi që u arrestua pasi Indrit Çelaj, 26 vjeç, u vra me plumb në kokë nga dy vëllezërit, djemtë e pronarit të vilës në të cilën viktima po rregullonte kondicionerin.

Gjykata e Tiranës ka dhënë për Veliajn masën e arrestit me burg. Ky i fundit dha dëshminë që ndihmoi policinë në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ndodhej në vendngjarje në momentin kur Çelaj u konfliktua me vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Mësohet se autorët më pas i kërkuan shokut të tyre, Veliajt, që të merrte përsipër krimin pasi ai ishte me precedentë penalë.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”, por edhe për vepra të tjera penale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto