Flower
Flower

Nuk ndihet mirë si mashkull, Tomorri kërkon të bëhet femër: “Duhet të marr hormone femërore”

Tomorr Brahushi është një burrë  44 vjeç, i cili u birësua nga shtëpia e fëmijës në Vlorë disa vite më parë.

Tashmë ai jeton i vetëm sepse prindërit i kanë vdekur, por që prej vitit 2007, Tomorri nuk ka pasur para të paguajë energjinë elektrike dhe jeton pa drita, duke marrë disa lëmosha nga fqinjët e tij.

Megjithatë, Brahushi ka një kërkesë shumë të veçantë; ai dëshiron që të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar gjini, por ka frikë të thojë haptazi se do të bëhet grua.

Tomorri thotë se të qenurit mashkull i shkakton vështirësi dhe kërkon të marri hormone femërore. Për shkak se nuk ka para, Brahushi i ka bërë apel shtetit apo çdo personi tjetër, që ta ndihmojë të kryejë këtë ndërhyrje kirurgjikale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto