“Nuk më lanë ta prekja trupin e saj”, burri emigrant i Drita Saliajt zbulon si e mori vesh që nipi i vr*u gruan

Drita Saliaj, 50 vjeçe, mbeti e vrarë nga nipi 16 vjeçar dhe dy shokët e tij ditën e 5 janarit, kur ata shkuan për ta grabitur shtëpinë e saj, por e gjetën aty zonjën dhe i morën jetën.

Tre të rinjtë më pas e hodhën trupin e saj në rezervuarin e fshatit Gjerbë. Drita jetonte vetëm pasi burri dhe dy djemtë e saj janë emigrantë në Greqi.

Së fundmi, bashkëshorti i të ndjerës, Hair Saliaj, ka folur për emisionin “Historia ime”, duke treguar dhimbjen e madhe që ndjen për largimin e së shoqes nga kjo jetë.

Gazetarja: Si e morët vesh ngjarjen?

Hair Saliaj: Unë u shokova për ngjarjen, pasi kur e dëgjova isha në Kretë. Pasi telefonoja gjithmonë, flisnim. Atë natë, e gjeta telefonin të mbyllur.

Gazetarja: Në datën 5 ka qenë?

Hair Saliaj: Po! E marr në telefon djalin dhe i them. Edhe unë më thotë djali nuk po më hapet telefoni. Pasi merr lajmin djali nga vëllai im i madh, Iljazi, më njofton menjëherë dhe më thotë: Xhaxhai thotë të nisemi menjëherë në Shqipëri se dera del e mbyllur dhe nuk përgjigjet njeri. Atëhere nisem menjëherë, mbërrita menjëherë dhe më merr nipi, djali i motrës dhe më thotë trupi u gjend dhe ndodhemi në morgun e Fierit. Aty i them më prit dhe mos ikni pa ardhur unë. Vij në Fier dhe u thashë: Do më lejoni të shoh bashkëshorten si është masakruar.

Gazetarja: Moment i vështirë…

Hair Saliaj: Po! S’ka fjalë ta përshkruaj. Më thanë mos e prek trupin, vetëm e preka në ballë, e shikoja nga fytyra s’kishte ndonjë shenjë. Vetëm kërkoj drejtësi.

Gazetarja: Ju iknit vazhdimisht në Kretë? Punonit aty?

Hair Saliaj: Po. Kam shkuar shumë herë dhe e kam lenë dhe shumë herë vetëm.

Gazetarja: Drita qëndronte në shtëpi?

Hair Saliaj: Po. Shumë herë vetëm dhe nuk kam pasur probleme me asnjë familje. S’kam gërvishtje me asnjë familje dhe nuk kishte frikë. Nuk më kishte shprehur asnjë diçka nga asnjë person, asnjë familje, as nga të afërmit e mi këtu.

Gazetarja: Për Vitin e Ri nuk ishit në shtëpi?

Hair Saliaj: Jo nuk ishim.

Gazetarja: Nuk arritët ta festonit sëbashku?

Hair Saliaj: Jo!

Gazetarja: Si ka qenë telefonata e fundit?

Hair Saliaj: Mirë ishte dhe i kam thënë të vij? Ke ndonjë frikë apo ftohtë? Jo më tha, bëj ato pak punë që ke, vetëm fol me fëmijët. Me fëmijët flisnim.

Gazetarja: Si do ta mbanit mend bashkëshorten tuaj?

Hair Saliaj: Unë do të them një bashkëshorte e mirë, një nënë e mirë për fëmijët, e urtë dhe jo problematike si njeri.

Gazetarja: Sa vite martesë kishit bashkë?

Hair Saliaj: Jemi martuar në 10 shtator të ’89.

Gazetarja: I bie dy dekada bashkë?

Hair Saliaj: Po patjetër, rreth 30 vjet. Kemi djalin e madh pothuaj 28 vjeç. Dy fëmijë kam, i vogli është 24 vjeç.

Ju mund të pëlqeni dhe këto