Flower
Flower

“Nuk më kënaqi kurrë”, rrëfimi i rrallë i të dashurës së Mbretit Zog: “E bënim me orar”

Tanja Visirova u bë e njohur nga mediat shqiptare dhe të huaja që prej ardhjes së saj në gusht të vitit 1929, kur një vizitë e thjeshtë u kthye në një marrëdhënie disa vjeçare me Mbretin Zog.

Në fillim, kërcimtarja e kabareve erdhi për të performuar në teatrin mbretëror të Durrësit për mbretin, por pasi ai u dashurua me të, ajo qëndroi në një rezidencë në qytetin bregdetar deri në vitin 1933.

Gazeta “Dita” ka publikuar së fundmi rrëfimin e kërcimtares nga diploma Idajet Hoxha, në një rrëfim ku ajo tregon mbi marrëdhënien intime që kishte me Mbretin.

“Besoj se e kam çuditur, madje jo në pak gjëra. Vinte të më takonte në Durrës, hanim bashkë. Kaloja pasditen me të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullta banje. Nuk bëhej fjalë të bënim not nudo megjithëse ia kërkova disa herë. Protokolli parashikonte dhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej në të njëjtën orë. Zogu, nuk ishte një qenie e ndezur me pasion, por më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua. Por protokolli, kotësitë e funksionit të tij, merrnin frenat dhe i vinin nën kontroll të gjitha gjërat e tjera”, ka qenë rrëfimi i saj.

Por mamaja e Zogut të I dhe motrat e tij nuk e donin kërcimtaren ruse, madje e bënë të premtonin Mbretin se për sa kohë nëna do ishte gjallë, ai nuk do martohej me rusen.

“Unë kam qenë një grua që mbante marrëdhënie të shumta me meshkuj, por nuk kam qenë nga ato që u japin të pinë dy tre gota dhe dorëzohen. Për mua dashuria është një festë intime. Që t’i hapem dikujt duhet që ai të jetë edhe miku im veç të tjerave. Zogu nuk diti të zgjonte tek unë këtë ndjesi, në fakt as në dashurinë fizike nuk më kënaqi kurrë”, ka treguar kërcimtarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto