Nuk kanë as drita, njihuni me fshatin shqiptar ku njerëzit i viziton veterineri

Në fshatin Selcë e Vogël në Memaliaj vitet duket se kanë ngelur njësoj, pasi mungesa e një rruge të përshtatshme i ka detyruar banorët që të përdorin kafshët për të udhëtuar.

Në këtë fshat nuk gjenden makina dhe mungesa e energjisë dhe shërbimit mjekësor, i ka detyruar të rinjtë që të largohen. Vetëm 6 familje nga 100 që ishin dikur, jetojnë në këtë fshat.

Por sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm e habitshme, një tjetër çudi ndodh në këtë fshat. Veterineri luan edhe rolin e doktorit, duke u bërë injeksione të moshuarve të sëmurë.

Banorët e këtij fshati kanë kërkesa minimale. Ata kërkojnë një shërbim mjekësor, ujë, energji dhe rrugë, që do t’ua përmirësonin jetën dhe të mos braktisnin fshatin.

Burimi: balkanweb

Ju mund të pëlqeni dhe këto