Nuk i mbijetoi dot koronavirusit, humb jetën drejtori i shkollës

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Dedë Malaj, ka humbur jetën nga koronavirusi edhe pse ishte shtruar në Turqi. Lajmin e trishtë e ka dhënë vëllai i tij, si dhe kolegë e miq të të ndjerit.

“Me hidherim te madh ju njoftojme se vllai jone Dede Malaj u nda nga jeta e parakohshme duke na lene te pikelluar ,nenen tone vellezrit,motren,bashkshorten,femijet e tij te dashur qe i donte aq shume,te aferm dhe gjithe shoqerine.Vella qofsh i parajses.”, shkruan vëllai i Malajt.

“Trishtim, hidhërim, dhimbje dhe lot për largimin tënd të parakohshëm nga jeta shok, koleg, mik DEDE MALAJ! Ky armik i mallkuar, kjo flamë e keqe, kjo murtajë e zezë të ndau nga familja, nga të afërmit, të ndau nga ne shokët dhe miqtë tuaj. Do të na mungosh shumë SOKOL dhe BACE malesh. I paharruar përjetë kujtimi YT! Shpirti yt u prehtë në PAQE”, shkruan një koleg i tij.

“Sot humbem nje shok te mire, baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur, nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj !Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte”, thuhet në reagimin e shkollës “Lidhja e Prizrenit” për ndarjen nga jeta të drejtorit të saj Dedë Malaj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto