Një shans për të ndihmuar fëmijët në nevojë, bëhuni pjesë e seminarit motivues “Mirënjohja dhe Vetëmotivimi”

Më 26 janar, do të organizohet si asnjëherë më parë, një seminar motivues me temë “Mirënjohja dhe Vetëmotivimi”, në ora 16:00-19:00, tek Hotel Tirana International.

Qëllimi kryesor i këtij seminari është inspirimi i njerëzve dhe bamirësia, pasi të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për fëmijët në nevojë dhe pa kujdes prindëror.

Ky seminar organizohet nga Alfred Muharemi dhe Elidona Lamnica dhe po ashtu, në këtë aktivitet do të ketë të ftuar personalitete të njohur të fushave të ndryshme, si: Xhoi Jakaj; Shkelzen Kelmendi; Edlira Çepani; Erion Kristo; Valentina Telhaj; Leons Hasani; Mirjeta Hasani; Laidi Ferruni; Mimoza Hajdarmataj; Servete Elezi; Jolanda Ymeri; Edlira Dyrmishaj.

Secili prej jush ka nga një potencial të brendshëm, ndaj duhet kuptuar ky fakt për të zbuluar dhe zhvilluar më tej këtë potencial, duke qenë falenderues dhe mirënjohës për jetën.

Për këto arsye të mësipërme, bëhuni edhe ju pjesë e këtij seminari motivues duke aplikuar në këtë link.

Ju mund të pëlqeni dhe këto