“Një ngjarje raciste, autori ka një tatuazh në dorë me kryqin e nazizmit”, politikani grek flet mbi vrasjen e shqiptarit

Kryetari i Lëvizjes Antifashiste të Greqisë, Petros Kostandinu, ka dhënë një deklaratë për emisionin “Dritare me Rudinën” në një lidhje me Skype, ku ka folur mbi vrasjen e 63 vjeçarit shqiptar, Petrit Zifle, disa ditë më parë.
Petros ka shprehur ngushëllimet për familjen e shqiptarit, ndërkohë që ka deklaruar se vrasja e tij është një krim racist. “Mos më dil para se do të shtrij përtokë”, mësohet të jetë kërcënuar Zifle nga vrasësi para se të qëllohej.
“Në radhë të parë mirëmbrëma, i shpreh ngushëllimet familjes. Kam vënë re krime raciste si kjo ngjarje. Pikërisht ka qenë kjo deklarata, e cila ka sensibilizuar opinionin. Kjo vrasje është publikuar që nga momenti kur u gjet vrasësi. Bëhet fjalë për një vrasje raciste. Në radhë të parë jam në dijeni dhe kam të dhëna se ka patur një debat për Maqedoninë. Një bisedë kafeneje, por thuhet që autori i ka thënë Petriti po të të shoh do të shtrijë përtokë. Vrasësi kam të dhëna të sigurta se ka qenë kontrolluesi për të patur këtë zonën në funksion të Agimit të Artë. Ka një tatuazh në dorë me kryqin e nazizmit. Kjo është në kuadrin e një klime të vazhdueshme që po shënon Agimi i Artë. Në këto kuadër ka një klimë të përkeqësuar duke përdorur raste si Maqedonia dhe Kacifas. Kanë ndërhyrë edhe tek fëmijët e shkollave me propagandën e tyre. Janë vazhdimisht në këtë zonë për shkak edhe të mbeturinave, sepse këto i shfrytëzojnë për të fuqizuar kauzën e tyre”, u tha në komunikimin nga Greqia.
Burimi: Balkanweb