Flower
Flower

Një mundësi e artë për të gjithë sipërmarrësit, zbuloni detajet dhe aplikoni tani

Për të gjithë femrat dhe meshkujt nga Shqipëria, që janë në fazat e para të aktivitetit të tyre sipërmarrës, si start-up apo kanë punuar për të në tre vitet e fundit, Projekti IDEA është i duhuri për ju!

Projekti IDEA (Zhvillimi Inovativ për Sipërmarrësit në Shqipëri) është një mundësi unike për të gjithë start-up inovative, pasi rrit kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë për biznes, duke filluar me krijimin e mendësisë së sipërmarrësit tek gjenerimi i ideve dhe finalizimin e një plan-biznesi bindës.

Ky projekt u jep mundësi unike plot 1000 nismave të bizneseve, të cilat do të përfshihen në një trajnim dhe mentorim që është krijuar si konkurs në dy raunde dhe pas katër fazash, 80 finalistë do të prezantojnë planet e tyre të biznesit në fillim të dhjetorit 2019 para një jurie të pavarur, që përbëhet nga përfaqësues të sektorit privat dhe publik.

Arsyeja që e bën sfidën IDEA kaq të veçantë, është fakti se aplikohet një nga metodat më të mira në botë, “CEFE”, e cila shëben për trajnimin e pjesëmarrjes, me ndikimin e  provuar në jetën e përfituesve nga IDEA 2016, IDEA 2018, përqasjen e zhvillimit intensiv të aftësive duke kombinuar trajnimin, këshillim e mentorim. Kjo metodë përdoret në 65 vende të botës dhe vepron në Ballkan prej 20 vitesh.

Trajnimi është pa pagesë, ai zhvillohet gjatë fundjavave, në periudhën shkurt-mars  2019, të cilat ndahen në trajnime të aftësive sipërmarrëse bazike dhe të avancuara, duke u pasuar nga dy muaj këshillim dhe 2 muaj mentorim.

Projekti IDEA mbulon kostot e transportit dhe të akomodimit për personat që duhet të udhëtojnë, duke bërë të mundur që ju të përktheni ëndrrat tuaja të biznesit në realitet.

Një trajnim që përpos përfitimeve të larta në njohuri e sipërmarrje, do t’ju sjelli edhe argëtim dhe do t’ju bëjë më aktiv. Të gjithë aplikantët duhet të sjellin ide të mira dhe të angazhohen për të punuar fort që të realizojnë me sukses planet e tyre në një biznes real që rritet.

Aplikimet pranohen deri në datën 11 janar 2019, ndaj për t’u bërë pjesë dhe ju e këtij trajnimi, mund të aplikoni tek ky link ose nëpërmjet faqes së Facebook @ideaalbania,  website: idea.cefe.net.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto