Flower
Flower

Ngacmoi se*sualisht 15 vjeçaren, zbardhet dëshmia e policit: “Videon nuk e kam bërë për atë vajzën”

Berhan Bajrakurti është polici që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 15 vjeçaren duke i dërguar video intime dhe u arrestua në kohë rekord ditën e djeshme pas bërjes publike të denoncimit të mamasë së saj në media.

Së fundmi, është zbardhur dëshmia që 53 vjeçari ka dhënë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku ai i ka mohuar të gjithë akuzat e ngritura nga nëna e vajzës.

Për më shumë se një orë, zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nga Tirana, kanë marrë në pyetje policin, i cili është shprehur se videoja që u publikua në media është e tij, por nuk ka asnjë lidhje me ndonjë të mitur apo me akuzat e bëra.

Bajrakurti ka shkuar deri aty sa ka thënë se nëna e 15 vjeçares i ka bërë këto akuza nën presionin e kërcënimit.

Polici

Pavarësisht pretendimeve të 53 vjeçarit, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto