Nëse nuk kurohet Endriti 12 vjeçar rrezikon vdekjen, motra e tij përlot me thirrjen prekëse: “Dua që ta shoh vëllain tim të…”

Në fshatin Grabian të Divjakës, familja Mehmeti vuan sëmundjen e djalit të tyre 12 vjeçar, Endritit, i cili ka një sëmundje të rëndë të kockave dhe duhet patjetër të bëjë një ndërhyrje të specializuar jashtë vendit.

Doktori që ka ndjekur Endritin në QSUT, Dr. Bernard Progni, ka shpjeguar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vogëlushi. Ai shprehet se nëse 12 vjeçari nuk i bën ndërhyrjet e nevojshme, atë e pret vdekja e sigurt.

 “Pacienti në fjalë vuan nga një sëmundje shumë e rëndë e kockave. Ka mungesa dhe humbje totale të proteinave dhe gamaglobulinave që ushqejnë kockat. Pacienti në fjalë determinohet çdo muaj pranë QSUT për të zëvendësuar këto proteina në rrugë terapeutike.
Por kjo gjendje e tij nuk mund të vazhdojë më, pasi ka shtrembërim të theksuar të gjymtyrëve. Kjo është një sindromë e lindur dhe quhet Sindroma Brutson. Kjo është një patologji e rrallë në vendin tonë por shumë e rëndë dhe rrezikon seriozisht jetën e Endritit”, është shprehur doktori.

Por ndërhyrjet që duhet të realizojë Endriti në Turqi janë të shumta dhe babai i tij duhet të jetë vazhdimisht me djalin. Mirëpo, kushtet e vështira ekonomike e kanë bërë të pamundur që kjo familje të shërojë djalin e tyre.

APEL PËR NDIHMË

APEL PËR NDIHMË #SHPËRNDAJEFamilja e Nezir Mehmetit në Grabian (Bashkia Divjakë) bën apel për ndihmë. Ata kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit të tyre 12-vjeçar Endritit. Jetën e Endritit mund ta shpëtojnë vetëm ndërhyrje të specializuara që për fat të keq nuk mund të bëhen në vendin tonë.Nga se vuan Endriti? Dr.Bernard Progni i cili ka qenë mbikqyrësi i Endritit në QSUT shpjegon situatën në të cilën ndodhet ky fëmijë.Pacienti në fjalë vuan nga një sëmundje shumë e rëndë e kockave. Ka mungesa dhe humbje totale të proteinave dhe gamaglobulinave që ushqejnë kockat. Pacienti në fjalë determinohet çdo muaj pranë QSUT për të zëvendësuar këto proteina në rrugë terapeutike. Por kjo gjendje e tij nuk mund të vazhdojë më, pasi ka shtrembërim të theksuar të gjymtyrëve. Kjo është një sindromë e lindur dhe quhet Sindroma Brutson. Kjo është një patologji e rrallë në vendin tonë por shumë e rëndë dhe rrezikon seriozisht jetën e Endritit. Dr. Bernardi bën thirrje si mjek dhe si prind të ndihmojmë Endritin të bëjë këto ndërhyrje sepse në rast të kundërt për fat të keq atë e pret vdekja e sigurt. Problemi është që këto ndërhyrje do të kërkojnë udhëtime të vazhdueshme në Turqi si dhe babai i Endritit do ti duhet të qëndrojë në Turqi herë pas here për të asistuar djalin e tij gjatë ndërhyrjeve dhe rehabilitimit pas çdo ndërhyrje dhe për fat të keq ai nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar të gjitha këto shpenzime.Është një situatë që nuk ja urojmë njeriu por të gjithë mund të gjendemi në një të tillë ose të ngjashme. Të ndihmojmë Endritin të jetojë, ti realizojmë ëndrrën familjes së tij,motrës së tij që do të shohë vëllain të vrapojë sërish, gjyshes së tij që shprehet se do të vdesë e qetë vetëm kur të shohë Endritin të ngrihet në këmbë.Më poshtë do të gjeni të dhënat për të kontribuar si dhe kontaktin me babain e Endritit.ENDRIT MEHMETI ME NUMËR IBANI në Credins Bank.AL4621211360000000001161455. Në lekëAL51212113600000000001161462. Në euroTel. 0695204302 Nezir Mehmeti (babai)

Gepostet von Skënderbeu am Mittwoch, 6. Februar 2019

Një nga thirrjet më prekëse ka ardhur nga motra e Endritit, e cila shprehet: “Dua që vëllai im të shërohet, të ecë si të gjithë shokët e tjerë, të shkojë në shkollë, të vrapojë, të luajë, sepse ai ka dëshiruar gjithmonë që t’i bëjë këto gjëra, por ja që nuk mundet.” Gjyshja e tij shprehet se do të vdesë e qetë vetëm kur të shohë nipin e saj të ngrihet në këmbë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto