“Nënat nuk shkojnë në parajsë”, Robert Berisha bën dedikimin prekës për të ëmën e ndjerë

Tre ditë më parë, Robert Berisha humbi nënën e tij, Teutën. Këngëtari u shpreh se nuk mund ta përshkruante dot me fjalë dhimbjen që ndjen.

Së fundmi, ai ka publikuar një status shumë prekës, në të cilin shkruhet se nënat nuk shkojnë në parajsë por se shpirti i tyre qëndron ende për të parë fëmijët.

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”, thuhet në shprehjen e postuar nga Roberti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto