Nëna dhe 2 fëmijët nuk u helmuan nga gazi, kunata zbulon detajin shokues që gjeti pranë trupave

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, ku një nënë 40 vjeçare dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën në rrethana ende të mistershme.

Vazhdojnë ende hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së tyre. Mësohet se është hedhur poshtë vdekja nga helmimi nga gazi dhe mangalli.

Trupat e viktimave janë në morgun e Tiranës dhe do t’u nënshtrohen ekspertizave mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Ndërkaq, kunata Ramonda Tolaj, ka thënë se bombola ndodhej jashtë banesës dhe s’ka mundësi që të jenë helmuar nga gazi.

Bombola ka qënë jashtë banesës. Pashë dje pranë trupit të tyre një pjatë supë”, mësohet se është shprehur ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto