Flower
Flower

At.entati në Vlorë ku ndërruan jetë 2 persona, Armando Sulejmani arrestohet në spital për këtë shkak

Vrasja që ndodhi ditën e djeshme në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku humbën jetën Aurest Rexho dhe Arjan Hasani, ka tronditur opinionin publik.

Nga kjo ngjarje, mbeti i plagosur Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit, për arsye të precedentëve të tij penalë të mëparshëm dhe përfshirjes në bandën e Gaxhait.

Ndërkaq, Sulejmani, që është i shtruar në spital si pasojë e plagosjes, është arrestuar nga policia për shkak se forcat blu i kanë gjetur në posedim armë zjarri pa leje.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin A.S., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Për arsye hetimi nuk japim detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

I njohur me nofkën “Cipuri”, në vitin 2016, Sulejmani i ka shpëtuar një tjetër atentati, ndërsa policia e Vlorës është duke hetuar momentalisht dhe ka shoqëruar në komisariat 17 persona.

Në vendngjarje u gjetën 90 gëzhoja dhe mendohet se viktimave iu ngrit prita, ku atentatorët i kanë ndjekur nga pas për disa metra dhe hapën zjarr duke ecur paralel.

Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë prove identifikuese.

Ju mund të pëlqeni dhe këto