“Në park mund të jesh më i rrezikuar nga koronavirusi”, deklarata e zv. ministres Rakacolli

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se njerëzit mund të jenë më të rrezikuar në park nga koronavirusi se sa në një bar.

Në fjalën e saj, Rakaolli ka zbuluar se mbajtja e maskës nuk do të jetë e nevojshme në palestër. Gjithashtu, ajo ka treguar ç’do ndodhi me personat që nuk e mbajnë dot maskën pasi u jep vështirësi në frymëmarrje.

“Baret dhe restorantet janë rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit, nuk ka një masë të vetme që të na mbrojë, duhet të ruhet distanca, të respektohet higjiena personale, pra nëse do hyjmë në bar apo restorante, edhe sot kur maska nuk është e detyrueshme ne marrim një risk. Do të respektojmë distancat dhe higjienën dhe ky risk është njësoj edhe kur do të vihen maskat. Vetëm në momentin q do të konsumohet ushqimi do të hiqet maska, kur hyjmë dhe dalim duhet ta heqim. 

Parku është ambient i hapur, në park nuk respekton maskën, mund të jesh më i rrezikuar se në një bar kur ruan distancën. Dhe kjo është e vërtetuar, ka studime. Shkuarja në palestër ka të mirat e veta, por ke më shumë rrezik, por në momentin që bëhet aktiviteti fizik mbajtja e maskës mund të dëmtojë, nuk duhet të mbajë, por kur lëviz në ambientet e saj. Kur janë disa njerëz që nuk kanë mundësi fizike, kur vuajnë nga sëmundje kur mbajtja e maskës i pengon që të marrin frymë, me rekomandim nga mjeku,  do vihet në dijeni policia për këtë”, tha Rakacoli për Report TV.

Ju mund të pëlqeni dhe këto