Flower
Flower

Abuzimi me të miturën në Drenas/ Gjykata merr vendimin për mësuesin dhe doktorin që bëri abortin

Ditën e sotme, Gjykata e Prishtinës ka vendosur të lëjë në paraburgim për 30 ditë mësuesin që abuzoi me të miturën në qytetin e Drenasit në kosovë. Përsa i përket gjinekologut të klinikës që i bëri abortin vajzës, ai është lënë në arrest shtëpie.

Bashkë me mësuesin, gjykata ka dhënë masën e sigurisë  arrest me burg për 30 ditë edhe për policin, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën pasi kjo e fundit kishte shkuar të denonconte mësuesin për ngacmime seksuale.

Polici qe dhunoi vajzen

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga pasi që i pandehuri SH.XH mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Vajza 16-vjeçare dyshohet se mbeti shtatzënë me policin dhe ky i fundit e ka detyruar atë të abortojë tek klinika e gjinekologut, që siç raportojnë mediat vendase rezulton se kishte marrëdhënie shoqërie me policin abuzues.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikojë tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në vendim.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto