“Në 26 vite punë s’kam parë të tillë sëmundje”, mjeku flet për gjendjen e avokatit Goxhaj

Gjendja shëndetësore e avokatit Altin Goxhaj është përmirësuar më shumë. Së fundmi, mjeku Ilir Allkja ka thënë në rrjetet sociale se nuk ka parë diçka të tillë në 26 vite punë.

Mjeku ka bërë të ditur se ishte i pari që e kontrolloi gjendjen e avokatit dhe e shoqëroi në urgjencën e QSUT.

“Une isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit indektiv të QSU “Nënë Tereza”. Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan semundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje. Kurr ne 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje ! Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj!”, ka shkruar Allkja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto