Flower
Flower

Ndryshohet ligji/ Gjermania ndërmerr vendimin historik për emigrantët që duan të punojnë e jetojnë atje

Plot 11 milion njerëz jetojnë pa pasur një pasaportë gjermane në Gjermani, ndërsa nënshtetësia e saj merret nga mbi 100.000 të huaj çdo vit.

Por së fundmi, Parlamenti Gjerman ka diskutuar mbi një ligj, i cili lehtëson të gjithë punonjësit e kualifikuar nga vendet jo anëtare të BE-së, që të shkojnë të punojnë në Gjermani.

Çka do të thotë se nëse flisni gjermanisht dhe keni një kontratë pune do t’u mirëpresin në Gjermani. Kufizimi për profesionet e caktuara do të hiqet.

Kjo gjë është cilësuar si një ndryshim historik, pasi kush flet mirë gjermanisht mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё.

Deri më tani kjo gjë vlente vetëm për ata persona që kishin mbaruar studimet e larta. ‘’DW’’ raporton se ai ose ajo qё kërkon punё duhet tё kujdeset vetë pёr tё ardhurat pёr jetesën gjatё kёsaj periudhe.

Ata nuk përfitojnë ndihma sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesё vjeçare. E ditur bëhet se Gjermanisë i mungojnë  rreth 1.2 milion forca tё kualifikuara pune.

Ju mund të pëlqeni dhe këto