“Ndihem sikur më mungon ajri”, studentja shqiptare e infektuar me koronavirus tregon gjendjen e saj

Laura Brixhi është një studente shqiptare në Spanjë, e cila është infektuar nga koronavirusi dhe prej datës 8 mars, është izoluar.

Në një lidhje për emisionin “Vizioni i Pasdites”, studentja ka folur rreth gjendjes së saj, duke treguar se nisi me temperaturë të lartë, kollitje dhe marrje mendsh.

“Kam që pas datës 8 mars që e kam marrë Coronavirusin pasi kam qenë pjesë e një parade për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pata problem me shëndetin dhe u vetëizolova. Më filloi temperaturë jo e lartë, 37.5, kollë e thatë, marrje mendsh, dhimbje koke. U shqetësova dhe mora urgjencën në telefon. Unë jetoj vetëm dhe urgjenca më tha të rri e izoluar.

Daljet janë shumë të pakta. Unë duhet të ushqehem, të dal në farmaci. Nuk ka doreza dhe maska. Përdor doreza pambuku të cilat i laj. Daljet duhet të jenë sa më të pakta. Ndonjëherë ndihem sikur më mungon ajri, kjo vjen si pasojë e panikut. Në Spanjë nuk ka orare për të dalë. Shkojmë në farmaci, supermarket, bankë, si dhe për të rimbushur telefonin. Për makinat janë marrë masat dhe për këmbësorët do të merren masat. Testi nuk kryehet më në Spanjë, por nëse ke simptoma të marrin në urgjencë”, ka treguar Brixhi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto