“Nanë e foshnje jeni ëngjëj në qiell”, deklarata rrënqethëse e burrit që humbi gruan shtatzanë nga koronavirusi

Sot u raportua lajmi i trishtë se një grua shtatzanë, e infektuar me koronavirus, humbi jetën në Kosovë. Pas këtij lajmi, ka ardhur reagimi rrënqethës i bashkëshortit të saj.

“Aq shumë e doje jetën saqë luftove deri në momentin e fundit për jetën tande bashkë me jetën e foshnjës në kraharorin tand. Tani me foshnjën tënde në parajsë, gëzoni lumturinë e jetës së amshuar.

Ishe një grua, nënë, bijë, motër, nuse shumë e qetë, plotë lumturi, dashuri, kujdes për të tjerët. Tani ju, nanë e foshnje, jeni engjëj në qiell, të cilët luteni për ne e na mbroni. Mos na harro”, janë fjalët e burrit, shkrujnë mediet vendase. Mësohet se çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto