Najada Çomo feston ditëlindjen, e bija i bën urimin e ëmbël: “Si çdo ditë tjetër je në spital, duke shërbyer me përkushtim”

Mjekja e njohur dhe shefja e Infektivit, profesoresha Najada Çomo, feston sot ditëlindjen e saj. Në këtë ditë të veçantë, nuk kanë munguar urimet për të, përfshirë atë të kryeministrit dhe ministres Manastirliu.

Por urimin më special mjekja e ka marrë nga vajza e saj Greisi, e cila ka treguar se gjatë këtyre muajve e ka ndjerë më shumë mungesën e së ëmës.

“Sot, si çdo dite tjeter ti je ne Spital, duke i sherbyer me perkushtimin maksimal çdo individi i cili eshte duke vuajtur pasojat e ketij virusi qe ka ndryshuar jetet e secilit prej nesh. Gezuar Ditelindjen mushi Dhurata me e bukur qe mund ti beni mamit eshte te respektoni rregullat”, shkruan Greisi, vajza e profesoreshë Najada Çomo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto