“Mund të më vrisnin serbët, Albin Kurti më shpëtoi”, mes lotësh, Arjan Konomi zbulon episodin e rëndë të jetës së tij

Opinionisti i njohur Arjan Konomi ka rrëfyer një episod të jetës së tij teksa ka qenë për vizitë në Kosovë gjatë luftës me Serbinë.

Në “Kojshia Show”, Arjani ka treguar se ndodhej në Kosovë për të bërë një raport për UÇK-në dhe ka rrezikuar shumë. Ai u shpreh se kur po qëndronte në një hotel u has nga banda e Arkanit.

Arjani ka thënë se në ato momente serbët mund ta kishin vrarë, por Albin Kurti e shpëtoi duke e strehuar në një familje. “Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, ata studentë me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë.

Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi të një familje të Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, tha Konomi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto