Moti i keq/ Rrezikon shembjen banesa në Gjirokastër, një fëmijë dërgohet me urgjencë në spital

Moti i keq ka sjellë probleme të shumta përreth vendit, ku raportohet se në zonën muzeale në lagjen “Palorto” në Gjirokastër, një banesë rrezikon shembjen.

Si pasojë, banorët kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrëfikëse për të ndërhyrë në pastrimin e çatisë.

Nga ana tjetër, zjarrëfikësit janë nisur drejt fshatit Kolonjë për të ndihmuar një fëmijë të mitur që ishte me temperaturë të lartë.

Pas luftës me terrenin e vështirë, një mjet zjarrfikës ka mundësuar kalimin e fëmijës e familjarëve të tij për në spital, bënë me dije burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto