Mjeku rrëfen dramat nga spitali: “Ka shumë eksperienca të dhimbshme, mjeket qanin kur vdiq e reja shtatzanë”

Krenar Lilaj, koordinatori i Reanimacionit për Covid, ka rrëfyer në emisionin “Open” rastet më të dhimbshme që ka trajtuar. Ai ka treguar se një nga rastet më të dhimbshme ka qenë ai i gruas shtatzanë që vdiq nga Covid.

“Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja. Ku dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzanë. Ishte shumë e dhimbshme. Një eksperiencë tjetër ka qenë një mjeke infeksioniste që do të merrte turnin dhe qante nga ngarkesa e madhe emocionale kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë. Ishte fundjavë, janë situata mjaftë të vështira që nuk i harron në jetë. Janë të rënda. Insistoj që njerëzit të ruajnë vetveten, ne jemi aty dhe këtë punë do ta bëjmë por duhet të ruhet edhe ezaurimi fizik i bluzave të bardha.”

“Një e sëmurë me covid e cila kishte insuficencë të rëndë respiratore. Kjo shkakton mbajtjen e fëmijës. Në kushte të tillë fëmija e ka të pamundur të mbijetojë, por ky komplikacion rëndon edhe nënën. Kjo ndodhi. Të gjithë gratë shtatzanë janë të rrezikuara. Të ruajnë veten”, tha mjeku.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto