Mjeku Pipero kollitet gjatë emisionit, gazetarja shqetësohet/ Video

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka qenë mbrëmjen e djeshme në një lidhje live me emisionin “Byro Politike”, ku ka folur për situatën që është krijuar në vend nga koronavirusi.

Gjatë bisedës, mjeku nisi të kollitej. “Një minutë të pi pak ujë”, u shpreh mjeku, ndërsa gazetarja u frikësua për të.

“Shpresoj të jeni mirë me shëndet! Është shumë e rëndësishme kjo, i duheni të gjithëve, ju dhe gjithë kolegët normalisht”, ia priti gazetarja e emisionit, Juli Xhokaxhi.

Pipero kërkoi ndjesë për kollitjen, duke u shprehur se ishte e papritur.
“Më falni por ishte e papritur”, tha ai.

Më pas përgjatë bisedës, mjeku e ceku sërish kollën, duke sqaruar se nuk ishte për t’u shqetësuar. “Ndjesë për kollën që më zuri në atë moment. Por nuk është kollë nga ajo sëmundje, kështu rrini të qetë”, u shpreh Pipero.

Ju mund të pëlqeni dhe këto